Ndërlidhjet

Koronavirusi shqetësim global - raste të reja në Korenë Jugore, Iran..


Kina ka raportuar rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi të shtunën, por ky virus ka shënuar rritje në Korenë Jugore si dhe 10 raste të reja janë paraqitur në Iran.

Numri i të prekurve nga ky virus vazhdoi të rritet në vende të tjera të botës, duke shënuar dhjetëra raste edhe në Itali, Libi e Iran. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes më të gjerë të virusit.

Korea Jugore ka shënuar 229 raste të reja me koronavirus, duke e rritur numrin në 433.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha përmes Twitter se rastet që nuk janë të lidhura me Kinën janë shqetësuese si dhe bëri thirrje nga të gjitha vendet për gatishmëri.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2,236 njerëz të vdekur dhe mbi 75,000 të infektuar. Koronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, SHBA dhe Afrikë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

XS
SM
MD
LG