Ndërlidhjet

Një imam në Pragë dënohet për terrorizëm


Pragë
Pragë

Një ish-udhëheqës mysliman në Pragë u dënua me dhjetë vjet burgim, pasi u gjet fajtor për pjesëmarrje në një grup terrorist dhe financim të terrorizmit, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK.

Gjykata konstatoi se imami Samer Shehadeh e ka ndihmuar vëllain e tij dhe më pas gruan e vëllait të udhëtojnë në Siri, për t'iu bashkuar një grupi terrorist, të njohur si Jabhat Fateh al-Sham.

Shehadeh u gjet fajtor edhe për dërgimin e një shume të papërcaktuar parash te grupi, i cili përpiqet ta zëvendësojë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me një shtet islamik.

Gjykata në Pragë i dënoi edhe dy persona në mungesë, nën akuzat për terrorizëm. Njëri u dënua me 11 vjet burgim, tjetri me gjashtë.

Shehadeh nuk i mohoi akuzat dhe tha se nuk i konsideron veprimet e tij si krim, sepse ai nuk e njeh Qeverinë siriane dhe nuk e konsideron grupin si terrorist.

Shehadeh mund ta apelojë vendimin.

Anëtarë të komunitetit mysliman në Pragë e kanë distancuar veten nga aktivitetet e tij.

XS
SM
MD
LG