Ndërlidhjet

Vatikani hap arkivat për Papën e kohës së Holokaustit


Papa Pius XII
Papa Pius XII

Vatikani i hapi arkivat për papatin e Piusit XII, të mbajtura sekret me dekada të tëra, me gjithë akuzat se ai e ka mbyllur njërin sy ndaj Holokaustit.

Kritikët thonë se Pius XII, ndonjëherë i etiketuar si "Papa i Hitlerit", e ka ditur se Gjermania naziste ka qenë duke vrarë njerëz, por nuk ka vepruar.

Ai ka qenë në krye të Selisë së Shenjtë nga viti 1939 deri më 1958.

Vatikani, megjithatë, thotë se Pius XII ka punuar prapa skenave për të shpëtuar hebrenj.

Papa Françesku e ka marrë vendimin për t'i hapur arkivat për të, rreth një vit më parë.

Më shumë se 200 studiues kanë kërkuar leje për qasje në to.

"Kisha nuk ka frikë nga historia", u ka thënë Papa studiuesve të Vatikanit.

XS
SM
MD
LG