Ndërlidhjet

Lojërat Olimpike në Japoni do të organizohen, pavarësisht koronavirusit


Stadium në Japoni
Stadium në Japoni

Japonia është e përkushtuar të organizojë Lojërat Olimpike Verore, në fund të korrikut, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga përhapja e koronavirusit të ri në këtë vend, thotë ministrja e Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto.

"Anulimi ose vonesa e Lojërave do të ishte e papranueshme për atletët", tha Hashimoto.

"Një mjedis ku sportistët mund të ndjehen të qetë dhe të përqëndruar, duhet të përgatiten me vendosmëri", shtoi ajo. 

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, gjithashtu hodhi poshtë spekulimet në lidhje me anulimin ose shtyrjen e Lojërave Verore në Tokio për shkak të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Ai shtoi se një skenar i tillë nuk u diskutua në takimet ekzekutive të kësaj jave të IOC.

Sipas tij IOC nuk "spekulon mbi zhvillimet e ardhshme" dhe do të ndjek këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Bordi ekzekutiv i IOC në 3 Mars "shprehu angazhimin e tij të plotë për suksesin e Lojërave Olimpike Tokio 2020, që do të zhvillohen nga 24 korriku deri më 9 gusht 2020."

Në Japoni janë mbi 1,000 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri. 

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur nga sëmundja në këtë vend.

Në nivel botëror, mbi 90,000 njerëz janë të infektuar, shumica prej tyre në Kinë. 

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG