Ndërlidhjet

Talibanët po respektojnë pjesën më të madhe të marrëveshjes, thotë SHBA-ja


I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalizad dhe zyrtari taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar nënshkruajnë marrëveshjen e paqes.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalizad dhe zyrtari taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar nënshkruajnë marrëveshjen e paqes.

Shefat e mbrojtjes amerikane u thanë ligjvënësve se rezultatet fillestare nga Marrëveshja e Paqes me talibanët kanë qenë të përziera, por ata këmbëngulin që grupi ekstremist po respekton pjesën më të madhe të marrëveshjes, pavarësisht ringjalljes së dhunës vdekjeprurëse në Afganistan.

Sekretari i mbrojtjes, Mark Esper, i tha një paneli të Senatit më 4 mars se ekstremistët po respektojnë marrëveshjen, duke mos sulmuar forcat e SHBA-së dhe koalicionit, "por jo në aspektin e uljes së dhunës."

Esper - i cili u takua në Kabul me krerët afganë ndërsa Marrëveshja e Paqes ishte nënshkruar në Katar - i tha panelit të Senatit se marrëveshja lejon ushtrinë e SHBA të veprojë për të mbrojtur forcat afgane.

Komentet erdhën pasi Pentagoni tha se forcat amerikane kishin kryer një sulm ajror "mbrojtës" kundër luftëtarëve talibanë në provincën jugore të Helmandit në Afganistan, pasi ishte sulmuar një pikë kontrolli e drejtuar nga forcat afgane.

Militantët talibanë vranë të paktën 20 oficerë afganë të sigurimit në një varg sulmesh, pavarësisht bisedës telefonike "shumë të mirë" të presidentit amerikan, Donald Trump, me shefin politik të talibanëve.

Vala e dhunës po kërcënon një marrëveshje të 29 shkurtit të nënshkruar në Doha midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve që do të lejojë forcat aleate të largohen nga Afganistani brenda 14 muajve, në këmbim të angazhimeve të ndryshme të sigurisë nga talibanët dhe premtimit për të zhvilluar bisedime me qeverinë afgane – gjë të cilën grupi militant deri më tani nuk ka pranuar ta bëjë.

Presidenti Afganistan Ashraf Ghani ka paralajmëruar se ai nuk ishte i angazhuar në një klauzolë kryesore në marrëveshjen që përfshin lirimin e rreth 5,000 të burgosurve talibanë.

XS
SM
MD
LG