Ndërlidhjet

SHBA-ja thotë se ka mungesë testesh për koronavirus


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Zyrtarë në Shtetet e Bashkuara pranuan se ky vend nuk ka teste të mjaftueshme për koronavirus, ndërkohë që numri i njerëzve të prekur me të vazhdon të rritet.

Nënpresidenti Mike Pence tha se administrata e presidentit Donald Trump nuk do të mund të përmbushë objektivin e saj për të kryer një milion teste këtë javë.

Por, shtoi se deri në fund të javës së ardhshme, 1.2 milion amerikanë do të mund të testohen.

Kongresi, në anën tjetër, u mblodh me shpejtësi të pazakonshme për të miratuar një paketë emergjente ndihmash, për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus.

Shumica e tyre - mbi 80,000 - janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit.

Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

XS
SM
MD
LG