Ndërlidhjet

Shqipëria konfirmon rastet e para me koronavirusin e ri


Ilustrim
Ilustrim

Shqipëria ka raportuar dy infeksionet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri.

Të infektuarit janë një burrë 54 vjeçar dhe djali i tij 28 vjeçar, që ishin kthyer kohët e fundit nga Italia.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri tha më 9 mars, se që të dy, ishin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se kishin komplikime të shëndetit.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.​ Strukturat e urgjencës kombëtare dhe Institutit të Shëndetit Publik janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rama: Mbyllen shkollat për dy javë

Në një mbledhje të qeverisë shqiptare të mbajtur të hënën në mëngjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje të mos bëhet panikë dhe të ruhet qetësia. Ai njoftoi të gjitha institucionet e arsimit do të mbyllen për dy javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Ai njoftoi se janë ndëmrarrë masa bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Për këtë arsye në besojmë së është momneti të mbyllim gjitha institucionet arsimore dhe njëkohësisht të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, sportive, kulturore, konferencave dëgjesave publike e kështu me rradhë, deri më datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur më tutje”, tha Rama duke shtuar se, gjithashtu do të ndalohen fluturimet nga zonat e prekura në Itali.

Të dielen, para se të raportohen dy rastet e para me infeksionin e koronavirusit të ri, presidenti Ilir Meta bëri thirrje për “forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike”.

Rreth 400,000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.

Italia ka qenë vendi evropian më i prekur nga virusi COVID-19 që filloi në Kinë, por është përhapur në të gjithë botën.

Italia, e cila ka konfirmuar 7.300 infeksione dhe 366 vdekje, ka futur rreth 16 milionë njerëz në karantinë, për gati një muaj, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Muzetë, kinematë, qendrat tregtare janë mbyllur në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG