Ndërlidhjet

Kurti nuk takon Thaçin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takojë të hënën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një deklaratë për media, kabineti i kryeministrit ka thënë se Kurti në vend të takimit me Thaçin, do të jetë pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të flasë Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë të veçantë, kushtuar sensibilizimit të çështjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 Kosovë.​

Përveç kësaj seance, Kurti ka përmendur edhe arsye tjera për të mos e takuar sot presidentin.

“Presidenti sot e paska lënë t'i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj presidentin aktual. Si kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”, është thënë mes tjerash në arsyetimin e kryeministrit.

Presidenti i Kosovës ka ftuar kryetarët e partive më të mëdha politike për takim të hënën me qëllim të, siç është thënë, informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG