Ndërlidhjet

Vendoset masa e karantinës për të gjithë personat që arrijnë në Izrael


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Secilit person që arrin në Izrael do t’i kërkohet ta vendosë veten në karantinë për 14 ditë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Nentanyahu.

“Pas një dite të vendimeve të vështira, ne kemi vendosur që të gjithë ata që arrijnë në Izrael nga jashtë, duhet të izolohen për 14 ditë”, ka thënë ai përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë nga llogaria në rrjetin social, Twitter.

Ministri i Brendshëm, Aryeh Deri ka thënë se kjo masë do të nisë të zbatohet menjëherë për të gjithë izrealitët, derisa për të huajt do të aplikohet nga dita e enjte.

Aktualisht është raportuar për më shumë se 110,000 persona të infektuar me koronvirus në gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Ky virus përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

XS
SM
MD
LG