Ndërlidhjet

Presidenti kinez viziton vendin ku shpërtheu koronavirusi i ri


Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës në një spital të Vuhanit.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka vizituar qytetin Vuhan, që është qendra e shpërthimit të koronavirusit të ri, duke dërguar një mesazh se Pekini e ka situatën nën kontroll.

Vizita e tij vjen pasi Kina regjistron numrin e saj më të ulët të infeksioneve- vetëm 19 të martën- të gjitha në Vuhan.

Deri më 10 mars, në Kinë janë regjistruar 80.754 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. Numri i të vdekurve ka arritur në 3.136 njerëz.

Kjo ishte vizita e parë e presidentit, Xi Jinping, në Vuhan, që kur filloi shpërthimi i virusit.

Sipas mediave shtetërore, presidenti kinez inspektoi punën në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në provincë, raporton BBC.

Vuhan dhe krahina e tij, Hubei, kanë qenë në izolim të përgjithshëm, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndërsa numri i infeksioneve të reja po zvogëlohet me shpejtësi, ka shenja që jeta në Kinë ngadalë po i kthehet normalitetit.

Në gjithë botën është raportuar për 113,000 persona të infektuar me këtë virus.

XS
SM
MD
LG