Ndërlidhjet

Parlamenti rus ia mundëson Putinit rizgjedhjen në postin e presidentit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, miratoi ndryshimin kushtetues që i lejon presidentit, Vladimir Putin, të kandidojë për një mandat të ri, më 2024.

Derisa po zhvillohej debati në parlament, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pajtohet me ndryshimin kushtetues, vetëm nëse propozimi miratohet nga Gjykata Kushtetuese.

Më herët, ligjvënësja ruse, Valentina Tereshkova, e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, ka propozuar ndryshime në Kushtetutë që do t’ia lejonin presidentit, Vladimir Putin, të kandidojë përsëri.

Mandati i tij aktual përfundon më 2024.

Në janar, Putin, i cili që prej vitit 2018 po ushtron mandatin e tij të fundit gjashtë vjeçar, siç lejohet nga kushtetuta aktuale, bëri thirrje për një seri ndryshimesh kushtetuese të cilat kanë për qëllim një ristrukturim të madh të kompetencave ligjore midis presidencës dhe parlamentit.

Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin ka rënë në dy vjetët e fundit, duke shënuar shifrën më të ulët prej vitit 2013, një vit pasi ai ishte kthyer nga kryeministria në presidencë.

Sondazhi i publikuar më 12 shkurt nga Qendra Levada, tregon rënie të popullaritetit të Putinit, i cili është lideri më i famshëm politik në Rusi nga viti 2000.

XS
SM
MD
LG