Ndërlidhjet

Joe Biden zgjeron epërsinë ndaj senatorit Sanders


Joe Biden
Joe Biden

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden ,e ka betonuar pozicionin e tij si udhëheqës i garës së demokratëve, për nomimin e kandidatit për president të SHBA-së.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Joe Biden, fitoi në shtetitn e Miçiganit, duke e zgjeruar epërsinë e tij ndaj rivalit kryesor senatorit Bernie Sanders.

Pesë shtete votuan të martën – Uashingtoni, Misuri, Misisipi, Idaho dhe Dakota e Veriut.

Biden, gjithashtu fitoi në Misuri, Misisipi dhe Idaho.

Ende është e paqartë nëse senatori Sanders do të vazhdojë garën deri në konventën e partisë në muajin korrik.

Pasi shpalli fitoret e tij të fundit, Biden i tha kundërshtarit të tij kryesor se ata mund të punojnë së bashku për të mposhtur kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, presidentin aktual, Donald Trump.

Biden tha që Sanders dhe ai ndajnë një "qëllim të përbashkët".

"Dua të falënderoj Bernie Sanders dhe përkrahësit e tij për energjinë e palodhshme dhe pasionin e tyre së bashku do ta mposhtim Donald Trump" tha ai.

Për të siguruar nominimin e demokratëve, një kandidat ka nevojë për mbështetjen e 1.991 delegatëve në kongresin e partisë.

Para votimit të së martës, Biden kishte 648 delegatë - që mund ta mbështesin - ndërsa senatori Sanders 563.

XS
SM
MD
LG