Ndërlidhjet

Ministrja britanike diagnostifikohet me koronavirusin e ri


Nadine Dorries
Nadine Dorries

Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetja konservatore, Nadine Dorries, është diagnostikuar me koronavirusin e ri.

Zonja Dorries, deputetja e parë që doli pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Gjashtë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa deri më 11 mars janë infektuar 382 njerëz, raporton BBC.

Banka e Anglisë ka njoftuar një ulje urgjente të normave të interesit në përgjigje të ndikimit ekonomik të shpërthimit të koronavirusit.

Qeveria do të zbulojë buxhetin e saj të parë më vonë, mes frikës në rritje për ndikimin që do të ketë shpërthimi i virusit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në nivel botëror janë identifikuar 119,000 raste të të infektuarve me koronavirusin SARS-CoV-2.

Deri të mërkurën në mëngjes janë raportuar 4.296 vdekje të shkaktuara nga sëmundja Covid-19 që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2.

Mbi 55% të rasteve raportohet se janë shëruar, përfshirë afërsisht 61,400 nga gjithsej 80.909 raste në Kinës.

Vendet e reja që raportuan raste në 12 orët e kaluara ishin Bolivia, Republika Demokratike e Kongos, Xhamajka dhe Turqia.

Koronavirusi e ka origjinën në Kinë. Rastet e para atje janë shfaqur në fund të dhjetorit 2019, ndërsa që atëherë mbi 100 vende kanë njoftuar se kanë njerëz të infektuar.

XS
SM
MD
LG