Ndërlidhjet

SHBA kryen sulme hakmarrëse kundër milicisë së mbështetur nga Irani


Një fotografi nga viti 2014 tregon anëtarët e milicisë shiite Kataib Hezbollah në Irak.
Një fotografi nga viti 2014 tregon anëtarët e milicisë shiite Kataib Hezbollah në Irak.

Shtetet e Bashkuara thonë se janë duke kryer sulme hakmarrëse kundër një milicie që mbështetet nga Irani dhe operon në Irak.

Sulmet vijnë pas një sulmi vdekjeprurës që ka ndodhur këtë javë në një bazë të forcave perëndimore, pranë Bagdadit.

Ushtria amerikane tha se “sulmet precize” po kryhen kundër depove të armëve të militantëve shiitë Kataib Hezbollah, në gjithë Irakun.

Ushtria tha se sulmet janë "mbrojtëse, proporcionale dhe përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërcënimit që paraqesin grupet e milicive shiite, të mbështetura nga Irani”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mike Esper, ka fajësuar një milici shiite, të mbështetur nga Irani, për sulmin kundër bazës ushtarake Camp Taji, më 11 mars.

Dy ushtarë amerikanë dhe një britanik janë vrarë në këtë sulm, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Esper ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.

Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar milicitë e mbështetura nga Irani për 13 sulme të ngjashme në bazat e forcave të huaja në Irak, përgjatë vitit të kaluar.

Vrasja e një civili amerikan në një incident të tillë në muajin dhjetor ka shkaktuar valë të dhunës dhe ka bërë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të urdhërojë vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG