Ndërlidhjet

ATK-ja trajton mbi 500 raste për rritje të çmimeve


Prishtinë, 13 mars, 2020.
Prishtinë, 13 mars, 2020.

Administrata Tatimore e Kosovës ka trajtuar 516 raste nga gjithsejtë 1, 809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga biznese .

Në një komunikatë për media, ATK thotë se ka diferencë mes numrit të raportimeve dhe numrit të rasteve të trajtuara, pasi që përmes linjave të hapura telefonike në të shumtën e rasteve, për një biznes të njëjtë është raportuar dhjetëra herë.

“Si rezultat i vizitave në terren, është konstatuar se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike ushqimore, si dhe atyre farmaceutike, andaj ATK në bashkëpunim me organet kompetente, duke përfshirë këtu inspektoratin e tregut, prokurorin dhe policinë, bazuar në raportet e inspektorëve tatimor do të ndërmarr veprime ligjore”, thuhet në komunikatë.

Sipas ATK-së, denoncimet e këtyre rasteve kanë qenë kryesisht për produkte bazike ushqimore si miell, vaj, sheqer dhe farmaceutike si maska mbrojtëse, dezinfektues, alkool, si dhe sirup për fëmijë Vitaminë C.

XS
SM
MD
LG