Ndërlidhjet

Iran: Arrin në 611 numri i të vdekurve nga koronavirusi


Teheran. Foto nga arkivi.
Teheran. Foto nga arkivi.

Në Iran, edhe 97 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 611, raportoi media shtetërore.

Duke cituar zyrtarë brenda Ministrisë së Shëndetësisë, televizioni shtetëror iranian, tha se në vend janë regjistruar 12,729 raste me koronavirus.

Irani është shteti më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.

Kritikët kanë dyshime se zyrtarët nuk po e deklarojnë numrin e saktë të personave të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Irani ka ndërmarrë një sërë masash, përfshirë mbylljen e shkollave e universiteteve dhe pezullimin e ngjarjeve fetare, kulturore dhe sportive.

XS
SM
MD
LG