Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së, thirrje Qeverisë së Kosovës t'i heqë tarifat


Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hap të guximshëm dhe të heqë tarifat ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kosova u ka vënë taksë 100% këtyre importeve qysh në fund të vitit 2018.

“Në rastet si këto, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor. Është koha që Kosova dhe fqinjët t’i ndërpresin pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, të postuar në Twitter.

Kosova, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit dhe botës, po përballet me raste të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javë më parë, ka paraqitur një plan për heqjen graduale të taksës, nga data 15 mars, por në ditën kur do të duhej të niste zbatimi i këtij plani, Kurti ka thënë se nuk ka arritur ta bindte partneren e koalicionit qeverisës - Lidhjen Demokratike të Kosovës - për heqjen e pjesshme të taksës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e plotë të kësaj mase, e cila është bërë edhe pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG