Ndërlidhjet

Ministria e Shëndetësisë raporton "abuzuesit" e çmimeve të pajisjeve mjekësore


Ilustrim.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se kanë furnizuar me pajisje mbrojtëse spitalet, klinikat dhe institucione tjera, përfshirë komunat, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë doganorë, në kohën e përhapjes së koronavirusit të ri.

Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në këtë minisitri ka përmendur se pas tenderëve të shpallur për furnizim me këto pajisje është vërejtur rritje e çmimit të ofertave për 1,000 për qind.

Sipas tij, ministria ka njoftuar organet e hetuesisë për kompanitë që sipas tij kanë abuzuar me çmime.

“Të gjitha masat ndaj këtyre kompanive do të merren në bazë të ligjit për shëndetësi dhe kodit penal dhe do të sanksionohen që në situatë të emergjencës kombëtare kanë abuzuar me çmimet. Këto lloj keqpërdorime tejkalojnë kompetencat e inspektoratit shëndetësor apo farmaceutik”, ka thënë ai.

Bardiqi po ashtu ka njoftuar se pas pranimit të 400,000 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për sigurim të pajisjeve mbrojtëse, Ministria e Shëndetësisë ka nisur procedurën e blerjes së gjashtë llojeve të produkteve duke përfshirë: respiratorë të llojit FFP2, veshje mbrojtëse për tërë trupin, mburoja për fytyrë dhe pajisje tjera për një përdorim.

Ndërkohë është paralajmëruar që javën e ardhshme Kosova do të pranojë një kontigjent të furnizimeve në vlerë prej 7 milionë eurove nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 20 persona të prekur me koronavirusin e ri.

XS
SM
MD
LG