Ndërlidhjet

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë


Ilustrim

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të enjten është regjistruar edhe një rast me koronavirusin e ri në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 21 persona.

“Rasti pozitiv është me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer përmes një fluturimi nga Berlini më 11 mars”, thuhet në komunikatën e Institutit.

Aty iu bëhet thirje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar me atë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në Institutit të Shëndetësisë Publike.

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile.

“Nga 13 persona që janë të shtruar, gjendja e tyre është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve – më të moshuarit – që po asistohet me oksigjen terapi kohë pas kohe, por nuk është në gjendje të rëndë. Pacientët tjerë janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës dhe janë në gjendje stabile”, ka thënë Vitia.

XS
SM
MD
LG