Ndërlidhjet

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë


Në Kosovë u konfirmua të dielën viktima e parë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas”.

“Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhet në njoftim.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 31 raste me virusin COVID-19.

XS
SM
MD
LG