Ndërlidhjet

Njëzetenjë vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë


Refugjatë kosovarë, 1999.

Sot mbushen njëzetenjë vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, për t'i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Bombardimet kanë pasuar disa përpjekje për të siguruar një marrëveshje paqësore, e cila është refuzuar nga Serbia.

Misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë, ka thënë atëbotë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Bombardimet nga ajri kundër caqeve të ushtrisë jugosllave kanë zgjatur 78 ditë.

Në terren, forcat serbe kanë kryer sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve, të cilat kanë rezultuar me mbi 10,000 njerëz të vrarë, mbi 800,000 të përndjekur dhe rreth 5,000 të zhdukur.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja ka nënshkruar marrëveshje me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova.

Dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë hyrë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe sundimit të Beogradit.

XS
SM
MD
LG