Ndërlidhjet

Mustafa: LDK-ja nuk do t'i tërheqë ministrat nga qeveria


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvëndësministrat nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, ka shkruar Muistafa në rrjetin social Facebook.


Kuvendi i Kosovës më 25 mars me shumicë votash miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Mocioni u paraqit me iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkas për këtë, sipas zyrtarëve të LDK-së, ishin mospajtimet mes partnerëve të koalicionit për shfuqizimin e tarifës ndaj mallrave serbe dhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut nga ana e kryeministrit Kurti.

LDK-ja kërkonte shfuqizimin e plotë të tarifës, ndërkaq kryeministri Kurti filloi shfuqizimin gradual të saj, dhe theksonte se do të vendoste masën e reciprocitetit të plotë tregtar dhe politik me Serbinë.

Kurti e shkarkoi nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu nga pozita e ministrit, pasi ai mbështeti propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

XS
SM
MD
LG