Ndërlidhjet

Komisioni Evropian i shqetësuar me zhvillimet në Kosovë


Komisioni Evropian vlerëson se votimi i rrëzimit të Qeverisë së Kosovës e ka vënë Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e një krize të paparë deri më tash të shkaktuar nga koronavirusi.

Këtë e ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse në Komisionin Evropoian për çështje të zgjerimit. Në reagimin e Komisionit Evropian thuhet se ajo që Kosova ka nevojë është stabiliteti dhe që përpjekjet të orientohen nga përballja me krizën e koronavirusit dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

“Të githë liderët politikë duhet të veprojnë tash me përgjegjësi dhe në interest ë qytetarëve të Kosovës. Kjo përfshinë edhe ndërmarrjen e të gjitha masave për menaxhimin e pandemisë dhe pasojave në jetën e qytetrëve, shoqërisë dhe ekonomisë” thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian bën thirrje që hapat që do të pasojnë votën e së mërkurës duhet të ndërmirren në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Më herët, Komisioni Evropian kishte njoftuar se si ndihmë Kosovës në përballje me koronavirusin dhe pasojat sociale e ekonomike do të mobilizojë një shumë prej 68 milionë eurosh.

Këtë e ka konfirmuar në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi.

Ai ka njoftuar se Komisioni Evropian si ndihmë të menjëhershme mbështet sistemin e shëndetësisë në Kosovë me një shumë deri në 5 milionë euro.

Krahas kësaj, do të mobilizohen edhe 50 milionë euro tjera nga programet për vitin 2019 dhe 2020 për të ndihmuar Kosovën që të përballet me pasojat socio-ekonomike. Edhe 13 milionë euro do të ndahen për buxhetin e Kosovës për të ndihmuar likuiditetin dhe pagesat.

Për tërë Ballkanin Perëndimor, BE do të mobilizojë 38 milionë euro si ndihmë e menjëhershme për sistemin e shëndetësisë dhe 373,5 millionë euro për të zbutur pasojat socio-ekonomike.

XS
SM
MD
LG