Ndërlidhjet

Qeveria në detyrë miraton Pakon Emergjente Fiskale


Qeveria e Kosovës me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila parasheh disa masa dhe përfshin disa kategori të shoqërisë dhe bizneseve, në kohën kur vendi po përballet me virusin COVID-19.

Me anë të kësaj pakoje pritet të mbështeten bizneset, penzionerët, anëtarët e skemave sociale, komunat dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

"Me vendimin e aprovuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës është autorizuar Ministria e Financave dhe Transfereve që të miratojë kriteret, afatet, kushtet, mënyrën e zbatimit si dhe të gjitha specifikat tjera të nevojshme për zbatimin e tyre, sipas parimeve të menaxhimit të financave publike".

"Vendimi obligon gjithashtu të gjitha organizatat buxhetore/institucionet përkatëse për zbatimin e vendimit dhe të vendimeve që do të nxirren nga ministria për zbatimin e tij", thuhet në njoftimin e qeverisë në detyrë.

Më shumë rreth Pakos Emergjente Fiskale, këtu.

XS
SM
MD
LG