Ndërlidhjet

Britania mund t’i lehtësojë masat e izolimit nga fundi i majit


Një shkencëtar që këshillon Qeverinë britanike në lidhje me krizën që ka shkaktuar koronavirusi, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mund t’i lehtësojë disa masa të izolimit nga fundi i majit.

Mbretëria e Bashkuar është izoluar nga data 23 mars, duke i mbyllur shkollat, restorantet dhe shumë dyqane.

Njerëzit rekomandohen të dalin jashtë vetëm për gjëra thelbësore ose ushtrime.
“Duam të lëvizim drejt situatës, ku, së paku në fund të majit, do të jemi në gjendje të vendosim disa masa më pak intensive, të bazuara më shumë në teknologji dhe testim”, ka thënë epidemiologu Neil Ferguson.

Nëse numri i rasteve të të infektuarve fillon të bie shpejt, “ne do të jemi në gjendje të lëvizim kah një regjim që nuk do të jetë jetë normale, por diçka më relaksuese në aspektin e distancimit shoqëror dhe të ekonomisë”, ka thënë Ferguson në një intervistë për BBC-në.

Mbretëria e Bashkuar ka mbi 38,000 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa 3,605 pacientë atje kanë humbur jetën.

Në mesin e të infektuarve është edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

XS
SM
MD
LG