Ndërlidhjet

Emërimi i Lajçakut - sinjal për "angazhim të fuqishëm" të BE-së në dialog


Mirosav Lajçak

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë dhe Beograd kanë mirëpritur emërimin e Miroslav Lajçakut në pozitën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Në deklaratën e përbashkët të tyre thuhet se emërimi i Lajçakut sinjalizon angazhimin e fuqishëm të BE-së në dialog.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen me përfaqësuesin e posaçëm të sapoemëruar të BE-së dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë.

Lajçak, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, është emëruar në pozitën e re nga Këshilli i Bashkimit Evropian, më 3 prill.

Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj.

Të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi kanë edhe Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, është emëruar në këtë pozitë vjeshtën e kaluar.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është pezulluar qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

Javën e kaluar, Qeveria në detyrë e Kosovës ka nisur heqjen graduale të kësaj takse.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë më herët se misioni i Lajçakut “është i paracaktuar të dështojë”.

"Misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën", ka thënë Thaçi.

Sllovakia është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG