Ndërlidhjet

Konfirmohet edhe një vdekje nga COVID-19 në Kosovë


Kosovo Clinical Center in Prishtina

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë.

Bëhet fjalë për një paciente, 66 vjeçare nga Malisheva e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve.

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë shëruar.

Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar 36 numrin e personave të infektuar, dhe një vdekje.

Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

XS
SM
MD
LG