Ndërlidhjet

Kurti kërkon nga qytetarët të respektojnë masat kundër pandemisë


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh, duke u kërkuar atyre që të jenë të durueshëm dhe t’i përmbahen masave të marrë nga Qeveria e Kosovës.

Ai thotë se kanë shtrënguar masat për parandalimin e përhapjes së virusit sepse, sipas tij, ky virus paraqet rrezik të madh për shëndetin e çdonjërit, por edhe për sistemet shëndetësore e për ekonominë.

“Në Kosovë janë më pak se 500 raste dhe dikush mendon që masat janë të tepruar, por mos harroni se ne kemi shëndetësi dhe ekonomi të dobët dhe nuk rrezikojmë dot. E di që nuk është lehtë pasi që është bërë një muaj që rrimë mbyllur, por që të dalim sa më parë duhet të bëhemi të durueshëm edhe pak dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nëse dalim tani vetizolimi mund të zgjasë”, tha Kurti.

Qeveria në detyrë e Kosovës, shtoi Kurti, është e vendosur për të dalë nga kjo situatë me sa më pak pasoja.

“Nëse lëvizjet e qytetarëve janë minimale, sukseset janë maksimale. Nëse rrim të disiplinuar shpëtojmë vetën dhe të tjetrin”, ka thënë Kurti.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve jo më vonë se data 30 prill.

Kosova ka 449 raste të konfirmuara me koronavirus; 11 pacientë kanë vdekur, ndërsa 79 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG