Ndërlidhjet

Arabia Saudite ekzekuton sulmuesin e tri valltareve


Një zyrtar policor në Arabinë Saudite.
Një zyrtar policor në Arabinë Saudite.

Një burrë që ka therur të paktën tre valltare spanjolle gjatë një performance në Arabinë Saudite, është ekzekutuar të enjten.

Sulmi ndaj një grupi teatror pati ndodhur gjatë një festivali në kryeqytetin saudit, Riad në muajin nëntor.

Mediat shtetërore e kanë lidhur sulmuesin Imad al-Mansouri, 33-vjeçar nga Jemeni, me grupin Al-Kaida.

Sulmi pati ndodhur pasi Arabia Saudite kishte marrë vendim për lirim të disa masave kufizuese për argëtim, të vëna nga figurat konservatore fetare.

Një gjykatë speciale që trajton rastet e terrorizmit ka shpallur al-Mansourin fajtor në disa akuza, duke përfshirë veprimin sipas urdhërave të liderit të Al-Kaidas në Jemen.

Al-Kaida nuk është deklaruar nëse ka kryer sulmin.

Për industrinë e argëtimit në këtë shtet ishin premtuar miliarda dollarë, mirëpo reformat kanë ngecuar pas arrestimit të disa aktivisteve për të drejtat e grave dhe skandalit rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi më 2018 në ambasadën saudite në Stamboll.

XS
SM
MD
LG