Ndërlidhjet

Gjermania pritet ta bëjë të ligjshme punën nga shtëpia edhe pas pandemisë


Foto ilustruese.

Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, po planifikon që ta bëjë ligjore të drejtën e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë së koronavirusit të ri.

Ministri Heil, i tha gazetës Bild se ai synon të paraqesë legjislacionin gjatë kësaj vjeshte.

Sipas tij, bazuar në vlerësimet fillestare përqindja e forcës punëtore që punon nga shtëpia është rritur nga 12% në 25% gjatë krizës së koronavirusit.

Në Gjermani llogaritet se rreth 8 milionë njerëz punojnë nga shtëpia, raporton AP.

"Kushdo që dëshiron dhe që ia lejon puna, duhet të jetë në gjendje të punojë nga shtëpia, edhe kur pandemia të ketë mbaruar", tha Heil.

"Ne po mësojmë gjatë kësaj pandemie se sa shumë punë mund të bëhet nga shtëpia", shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, përmes këtij projektligji nuk do të bëhet e detyrueshme puna nga shtëpia, mirëpo vetëm do të mundësohet një gjë e tillë.

"Njerëzit mund të zgjedhin që të punojnë plotësisht nga shtëpia, ose ta bëjnë këtë vetëm për një ose dy ditë në javë", tha ai.

Grupi kryesor i punëdhënësve në Gjermani e hodhi poshtë idenë.

Shefi ekzekutiv i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, Steffen Kampeter, tha se puna në shtëpi është në interes të të gjithëve kur është e mundur dhe ka kuptim, por "çështjet operacionale dhe kërkesat e klientëve duhet të luajnë një rol kryesor".

Video nga arkivi:

Kujdesi për ushqimin dhe ambientin e punës në ditët e izolimit
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

XS
SM
MD
LG