Ndërlidhjet

Biden mohon pretendimet për sulm seksual ndaj ish-pjesëtares së stafit


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka mohuar pretendimet për sulm seksual kundër ish-asistentes së stafit të tij, Tara Reade, gati 30 vjet më parë.

Në një deklaratë të lëshuar para një interviste në televizion të premten, ai ka thënë se pretendimet: nuk janë të vërteta, kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Ai ka bërë thirrje që të ketë kërkime në arkivat e Senatit për çfarëdo ankese që mund të ketë bërë Reade në atë kohë.

Reade në anën tjetër ka bërë ankesën penale në polici muajin e kaluar.

Ajo ka thënë se ka qenë viktimë e sulmit seksual pa përmendur emrin e Bidenit. Në ankesën policore është thënë se ajo ka bërë ankesën “vetëm për arsye të sigurisë” pasi statusi i kufizimit për pretendimet e saj, tashmë ka skaduar.

Biden tani është duke garuar kundër presidentit aktual republikan, Donald Trump, i cili është akuzuar për sjellje të keqe seksuale nga rreth 25 gra.

XS
SM
MD
LG