Komuna e Shkupit në bashkëpunim me Qendrën Informative Kulturore si dhe organizatën Kariera.mk, ka organizuar koncerte në lagje të ndryshme të Shkupit.
Koncertet janë mbajtur në kohën e orës policore, të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Qytetarët nga ballkonet e tyre kanë pasur mundësi të ndjekin koncertet.
Koncert në kohë karantine në lagjet e Shkupit
1
Banorët e Shkupi po ndjekin koncertin nga ballkonët e tyre.
2
Këngëtari, Tafa Ymeri, duke performuar në një lagje të Shkupit.
3
Disa banorë të Shkupit, duke dëgjuar muzikën, derisa qëndrojnë në izolim.
4
Ora policore është vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.