Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një qendër ushtarake në Afganistan


Harta e Afganistanit

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në një qendër ushtarake në Afganistan, ku ishin të vendosur të paktën 150 anëtarë të ushtrisë afgane dhe krahut të inteligjencës.

Talibanët pretenduan se "dhjetëra" ushtarë afganë ishin vrarë në sulmin që ndodhi më 3 maj.

"Dhjetra anëtarë që i përkasin forcave të armikut janë vrarë dhe plagosur në sulm", tha zëdhënësi i talebanëve, Qari Yousuf Ahmedi, në një deklaratë të lëshuar më 4 maj.

Sulmi ndodhi në provincën e Helmandit në Afganistan.

Një zyrtar i paidentifikuar i tha agjencisë Tolo News se të paktën pesë njerëz u vranë.

Talibanët kanë refuzuar një propozim të qeverisë afgane për armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Militantët kanë akuzuar qeverinë e presidentit Ashraf Ghani se nuk e ka zbatuar plotësisht procesin e paqes.

Një marrëveshje historike e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, më 29 shkurt, bën thirrje që qeveria afgane të lirojë 5,000 luftëtarë talibanë si një masë e ndërtimit të besimit, para se të fillojnë bisedimet zyrtare të paqes që synojnë t'i japin fund konfliktit 18-vjeçar në Afganistan.

XS
SM
MD
LG