Ndërlidhjet

Serbia shpall zgjedhjet më 21 qershor


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiq tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

XS
SM
MD
LG