Ndërlidhjet

OKB-ja përsëri bën thirrje për një armëpushim global gjatë pandemisë


Shefi i OKB-së, Antonio Guterres
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri përsëri thirrje palëve në konflikt, në të gjithë botën, që të zbatojnë një armëpushim, në mënyrë që bota të luftojë pandeminë e koronavirusit.

Në një raport para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të prezantuar më 21 maj, Guterres njoftoi se në vitin 2019, rreth 20,000 civilë janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve në 10 vende të botës.

Numri më i lartë i viktimave është shënuar në Afganistan. Rreth 10.392 persona javë vrarë gjatë vitit 2019, nga të cilët 42 për qind ishin gra dhe fëmijë.

Sipas tij, miliona refugjatë në botë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Ai tha se pandemia ishte "testi më i madh me të cilin është përballur bota" që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara, 75 vjet më parë.

"OKB-ja ka bërë përpjekje serioze për të mbrojtur civilët, veçanërisht në vendet e prekura nga konflikti, sistemi shëndetësor i të cilave është i dobët", tha Guterres.

Ai paralajmëroi se disa palë të caktuara mund të përfitojnë nga pandemia dhe të intensifikojnë konfliktet, sepse vëmendja e qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar është përqendruar në zgjidhjen e krizës shëndetësore.

XS
SM
MD
LG