Ndërlidhjet

Mustafa: Kushtetuesja dëshmoi se në Kosovë funksionon drejtësia


Kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë thirrje që partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit i dha të drejt presidentit Hashim Thaçi për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hotit të LDK-së.

Sipas Mustafës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.

“Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi, por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. I takon qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK-ja që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Gjykata Kushtetuese vendosi që dekreti i presidentit, Hashim Thaçi për ta mandatar Avdullah Hotin për postin e kryeministrit është në përputhje me Kushtetutën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe partitë e komuniteteve joshumicë, kanë arritur marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje.

XS
SM
MD
LG