Ndërlidhjet

Numri i viktimave nga COVID-19 në Moskë është dyfish më i lartë


Rusia gjatë pandemisë
Rusia gjatë pandemisë

Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 për muajin prill.

Departamenti i Shëndetit në Moskë tani thotë se 1.561 njerëz vdiqën nga sëmundja. Më parë ishte njoftuar për 639 viktima.

Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte edhe rastet e dyshimta të vdekjeve nga koronavirusi.

Raportet e mediave kishin thënë se numrat zyrtarë ishin shumë të ulët, por autoritetet i kishin akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim të fakteve.

Rusia ka raportuar të enjten për 232 vdekje të reja nga COVID-19. Kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në këtë vend janë konfirmuar gjithsej 387.623 raste të infektuarve me koronavisurin e ri dhe 4,374 viktima.

Qeveria ruse thotë se programi i testimit masiv të vendit është arsyeja për shkallën e ulët të vdekshmërisë.

XS
SM
MD
LG