Ndërlidhjet

Mbi 40,000 persona të vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar


Ilustrim.
Ilustrim.

Numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka tejkaluar shifrën 40,000.

Ky lajm vjen pas raportimit të 357 viktimave të reja me këtë virus nëpër spitalet britanike, shtëpitë e kujdesit dhe pjesën tjetër të komunitetit, ka njoftuar Departamenti për Shëndetësi.

Aktualisht numri i të vdekurve është rritur në 40,261.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë në botë, me numrin më të madh të të vdekurve, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në muajin mars, këshilltari qeveritar, Patrick Vallance, pati thënë se mbajtja e numrit të vdekjeve nën 20,000 do të përbënte “rezultat të mirë”.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universtetit Johns Hopkins, 1.8 milion persona janë infektuar me këtë virus në territorin amerikan.

Prej tyre, mbi 100,000 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG