Ndërlidhjet

Irani miraton ligjin për mbrojtjen e fëmijëve pasi një baba vrau vajzën


Romina Ashrafi

Irani miratoi një ligj për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, pak ditë pasi një adoleshente u vra nga babai i saj.

Ligji, i cili ka ngecur për më shumë se një dekadë, u ratifikua nga Këshilli i Gardianëve, i cili duhet t’i miratojë të gjitha projektligjet që sjell parlamenti, për t'u siguruar se ato janë në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjin islamik.

Masa e re vjen pas zemërimit mbarëkombëtar që ka shkaktuar vrasja e Romina Ashrafit, 14 vjeçe, nga babai i saj.

Incidenti ka ndodhur muajin e kaluar dhe është i fundit në mesin e të ashtuquajturave “vrasje për nder”.

Është raportuar se Romina Ashrafit i është prerë koka nga babai.

Rasti ka bërë që presidenti i Iranit, Hassan Rohani, të bëjë thirrje për miratimin e shpejtë të ligjit përkatës.

Disa media në Iran kanë sugjeruar se sikur të ekzistonte ligji për mbrojtjen e fëmijëve më herët, ai do të mund të kishte shpëtuar jetën e Rominas.

Romina është ndaluar nga policia dhe është dërguar te babai - i cili konsiderohej kujdestari i saj ligjor - pesë ditë pasi ka ikur me një djalë 28 vjeç.

Romina ka shprehur frikë për jetën e saj për shkak të natyrës së babait të saj, kanë raportuar mediat iraniane.

XS
SM
MD
LG