Ndërlidhjet

Pandemia do të ndikojë në rritje të pakënaqësive në shtetet e varfra


Ilustrim.
Ilustrim.

Vështirësitë ekonomike, të shkaktuara nga pandemia me koronavirus, pritet të nxisin varfëri, pakënaqësi të thella dhe mungesë të stabilitetit në shtetet që kanë borxhe dhe janë politikisht në brishta, është thënë në raportin e Institutit për Ekonomi dhe Paqe, me bazë në Australi.

Efektet e pandemisë do të dëmtojnë përparimin shoqëroro-ekonomik të ndërtuar për vite në disa shtete.

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, ka thënë kryetari i këtij Instituti, Steve Killelea.

“Shetet që do të vuajnë më së shumti, janë ato që aktualisht janë më të brishta, sepse ato në përgjithësi regjistrojnë shkallë më të lartë të jostabilitetit në ushqim, qeveritë janë më të dobëta politikisht dhe ekonomitë nuk janë shumë të fuqishme”, ka thënë Killelea.

Organizata Ndërkombëtare për Punë, ka vlerësuar se rreth 200 milionë persona do të humbin vendet e punës, derisa Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia globale do të tkurret për 5 për qind këtë vit.

Killelea ka thënë se sipas vlerësimeve të ekspertëve, ekonomive botërore do t’ju duhen pesë vjet për t’u kthyer në nivelin e vitit 2019.

Në raportin e 14-të të këtij Instituti është gjetur se niveli i paqes globale ka rënë për 2.5 për qind nga viti 2008, teksa ndryshimet klimatike dhe fatkeqësite natyrore, po ashtu përbëjnë kërcënim për paqen.

Islanda vazhdon të jetë vendi më paqësor në botë, pozitë të cilën mban nga viti 2008, derisa Afganistani renditet i fundit në këtë listë.

XS
SM
MD
LG