Ndërlidhjet

Amazon i ndalon policisë përdorimin e teknologjisë për identifikim të fytyrës


Ilustrim.

Gjiganti i teknologjisë, Amazon i ka ndaluar policisë amerikane përdorimin e softuerit për identifikim të fytyrës, për një vit.

Ky njoftim ka ardhur pasi mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth paragjykimeve të mundshme racore në teknologjinë e vëzhgimit.

Këtë javë edhe kompania tjetër, IBM, ka thënë se do të ndalojë ofrimin e shërbimit të njëjtë për “vëzhgim masiv apo profilizim racor”.

Vendimi i të dyja kompanive është rezultat i presionit të bërë ndaj tyre, për t’u përgjigjur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, derisa ai ka qenë në mbajtje policore.

Amazon ka thënë se pezullimi i përdorimit të softuerit Rekognition, për zyrtarët e zbatimit të ligjit, është mundësi për ligjvënësit amerikanë që të miratojnë projektligje, të cilat rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia.

Megjithatë, kjo kompani ka thënë se do të vazhdojë t’iu lejojë organizatave që merren me rastet e trafikimit njerëzor, që të kenë qasje në këtë teknologji.

Teknologjia e identifikimit të fytyrës është kritikuar, pasi disa studime kanë treguar se shumica e alegoritmave kanë më shumë mundësi që gabimisht të identifikojnë njerëzit me ngjyrë dhe minoritetet tjera, në krahasim me personat e racës së bardhë.

XS
SM
MD
LG