Ndërlidhjet

Papa falënderon doktorët italianë


Papa Françesku. Foto nga arkivi.
Papa Françesku. Foto nga arkivi.

Papa Françesku është takuar të shtunën me një grup të doktorëve dhe infermierëve italianë, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kjo është audienca e parë që mban Papa, që prej se Italia nisi lehtësimin e masave kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

“Ju ishin një ndër shtyllat mbështetëse të të gjithë vendit”, u tha Papa doktorëve dhe infermierëve nga rajoni Lombardisë, me të cilët u takua në Vatikan.

“Ju që jeni këtu dhe kolegëve tuaj në mbarë vendin dua të ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim, dhe unë e di se me këto fjalë po shpreh ndjenjat e të gjithëve”, tha Ati i Shenjtë.

Papa i cilësoi si “engjëj” punëtorët shëndetësorë, edhe ata punëtorë që ua mundësuan pacientëve që ishin në prag të vdekjes, që të telefononin më të dashurit e tyre, për t’iu thënë lamtumirë.

Italia, një prej vendeve të goditura më së keqi në Evropë nga koronavirusi, që prej 3 qershorit ka nisur lehtësimin e masave. Por, mbajtja e distancës dhe e maskave në publik është obligative.

Pothuajse 35,000 persona në Itali kanë vdekur nga koronavirusi, duke u bërë shteti i katërt në botë me numrin më të madh të viktimave, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Brtianisë.

XS
SM
MD
LG