Ndërlidhjet

Tre të vrarë në Britani, policia e cilëson "incident terrorist"


Policia britanike në vendin e ngjarjes pas sulmit me thikë.

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pas therjeve me thikë në një park në Reading, në perëndim të Londrës, njoftoi policia.

Një burrë, 25-vjeç është arrestuar në vendin e ngjarjes, nën dyshimin se është autori i vrasjeve.

Policia britanike po e trajton këtë si incident terrorist dhe njësitet anti-terror janë duke udhëhequr hetimet.

Burimet nga sektori i sigurisë, kanë thënë për BBC se personi i arrestuar besohet se është nga Libia.

Një dëshmitar okular ka thënë për BBC se e ka parë një person të ketë hyrë në mesin e disa grupe njerëzish në park dhe ka tentuar që t’i ther ata.

Zyrtarët policorë thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë të dyshuar tjetër për këtë incident që ndodhi rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, më 20 qershor, por thanë se ende nuk e dinë motivin e sulmit.

XS
SM
MD
LG