Ndërlidhjet

Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Komentet e Thaçit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram janë të parat prejse Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se Thaçi ndodhet në Vjenë të Austrisë dhe se po shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij në Kosovë.

Aeroporti i Prishtinës është ende i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme".

"Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, tha Zyra e Prokurorit Special përmes një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën.

Reagimin e Veselit mund ta gjeni këtu.

XS
SM
MD
LG