Ndërlidhjet

Greqia dhe Turqia diskutojnë për pandeminë, por jo edhe çështjet politike


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilluan të premten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për ndikimin e pandemisë së COVID-19, njoftoi zyra e kryeministrit grek.

Greqia dhe Turqia komunikojnë shumë rrallë, për shkak se kanë kundërshtime për një sërë çështjesh dypalëshe.

Erdogan dhe Mitsotakis adresuan mënyrat për të trajtuar efektet e shpërthimit të koronavirusit, rihapjes së kufijve dhe turizmit, thuhet në një deklaratë nga zyra e Mitsotakis.

"Mitsotakis dhe Erdogan u pajtuan të mbajnë kanalet bilaterale të komunikimit", u tha në njoftim.

Një burim, i tha agjencisë Reuters se “të dy udhëheqësit nuk diskutuan çështjet politike, por ata ranë dakord se tensionet mes dy vendeve janë të larta dhe se kanalet e komunikimit duhet të rikthehen”.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë kanë të bëjnë kryesisht për të drejtat e hapësirës ajrore, kufijtë detarë, migrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht.

XS
SM
MD
LG