Ndërlidhjet

Macron dhe Putin diskutojnë për situatën në Ballkan


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një takimi në vitin 2019.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të trajtuar krizat ndërkombëtare.

Putini tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.

Deklarata u lëshua pas bisedës mes dy liderëve.

Macron është "i bindur se ne mund të përparojmë me Rusinë në një numër temash", u tha një zyrtar i lartë francez gazetarëve, duke përmendur "çështjen e stabilizimit të Libisë dhe ribashkimin e institucioneve të këtij vendi".

Macron, gjatë muajve të fundit ka ndjekur një politikë të afrimit me Rusinë, duke arritur pajtim me Putinin, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve, siç është situata në Ukrainë, një qasje që i ka shqetësuar disa aleatë të Bashkimit Evropian.

Bisedimet e tyre ndodhën, pasi Macron këtë javë sulmoi ashpër ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin në Libi.

Muajt e fundit Turqia ka rritur mbështetjen e saj për Qeverinë e Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Rusia e mbështet Haftarin, dhe Franca gjithashtu dyshohet se e favorizon atë - megjithëse Parisi insiston se ka qëndrim neutral në konflikt.

Gjatë bisedës me presidentin rus, Macron ka shprehur "shqetësimin për forcimin e pranisë turke në Libi", tha zyrtari francez, raporton AFP.

Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të saj.

Vizita ka të ngjarë të bëhet "në muajt e ardhshëm" dhe "para fundit të vitit" megjithëse kriza e koronavirusit do të duhej të merrej në konsideratë, tha zyrtari.

Udhëheqësi francez kishte planifikuar të marrë pjesë në ngjarje në Sheshin e Kuq në Moskë, muajin e kaluar, për të përkujtuar 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.

XS
SM
MD
LG