Ndërlidhjet

Së paku 19 të vdekur nga një shpërthim në Teheran


Televizioni shtetëror iranian paralajmëroi se mund të ketë më shumë shpërthime.
Televizioni shtetëror iranian paralajmëroi se mund të ketë më shumë shpërthime.

Një shpërthim i fuqishëm në një klinikë mjekësore në Teheran të Iranit ka vrarë të paktën 19 persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, raportojnë mediat iraniane.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, u citua të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në qendrën shëndetësore Sina At'har.

Alqasimehr tha se të lënduarit janë transferuar në një spital për trajtim mjekësor.

Zëvendës-guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi, tha për televizionin shtetëror se një rrjedhje nga rezervuarët e gazit mjekësor në ndërtesë, ka qenë shkaku i shpërthimit.

Televizioni Shtetëror i Iranit raportoi se mund të ketë më shumë shpërthime, sepse brenda spitalit ka një numër rezervuarësh të tillë.

XS
SM
MD
LG