Ndërlidhjet

Apeli lejon publikimin e librit të mbesës së Trumpit


Ilustrim.
Ilustrim.

Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Nju Jork ka hequr ndalesën në publikimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerian Donald Trump, rreth historisë familjare.

Gjykata ka thënë më 1 korrik se do të heqë ndalesën e vendosur ndaj shtëpisë botuese, Simon & Schuster, e cila synonte të bllokonte shpërndarjen e librit “Shumë dhe asnjëherë mjaft: Si krijoi familja ime personin më të rrezikshëm në botë”.

Libri është planifikuar të publikohet zyrtarisht më 28 korrik, mirëpo shtëpia botuese ka thënë se mijëra kopje të librit veçse janë shpërndarë nëpër librari.

Robert Trump, vëllai i presidentit amerikan, ka kërkuar kufizim në botim të librit, duke thënë se Mary është duke shkelur një marrëveshje të vitit 2001, që ndalon zbulimin e detajeve pas shpërndarjes së pasurisë në familjen Trump.

Gjyqatari, Alan Scheinkman ka thënë se shtëpia botuese, Simon & Schuster “nuk është pjesë e marrëveshjes” andaj nuk vlen bllokimi i publikimit të librit.

Simon & Schuster ka thënë se Mary, psikologe, ka rikujtuar në librin e saj për “familjen toksike” në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Javën e kaluar, një gjyqtar ka refuzuar të ndalojë publikimin e librit të ish-Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, me titullin “Dhoma ku ka ndodhur”.

Në të besohet se ka detaje të punës së administratës Trump.

XS
SM
MD
LG