Ndërlidhjet

IKSHPK njofton për 4 viktima dhe 214 raste të reja me COVID-19


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në Kosovë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të mërkurën se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 86.

Një ditë më herët ky numër ka qenë 82.

Sipas njoftimit, të mërkurën, nga 413 testime të kryera, janë regjistruar edhe 214 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4.100.

"Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, Ferizaj 55, Mitrovicë 35, Fushë Kosovë 13, Prizren 10, Lipjan 8, Vushtrri 6, Drenas 3, Podujevë 3, Gjakovë 2, Skenderaj 2, Obiliq 2, Han i Elezit 2, Malishevë 2 dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime", thuhet në njoftimin e Institutit.

Raste aktive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë 1.951.

Nga sëmundja kanë arritur të shërohen edhe 60 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve tani është 2.063.

XS
SM
MD
LG