Ndërlidhjet

Trump zbut dënimin ndaj ish-këshilltarit politik, të dënuar për rastin e ndërhyrjes ruse në fushatën zgjedhore


Ish-këshilltari politik i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Roger Stone.
Ish-këshilltari politik i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Roger Stone.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbutur dënimin e ish-këshilltarit të tij politik, Roger Stone, i cili ishte dënuar me 40 muaj burgim në muajin shkurt, nën akuzat se ka gënjyer Kongresin amerikan dhe ka ndërhyrë te dëshmitarët, në rastin e ndërhyrjes ruse në fushatën zgjedhore të presidentit më 2016.

Vendimi për zbutjen e dënimit, u bë publik në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë më 10 korrik.

"Roger Stone ka vuajtuar mjaft. Ai është trajtuar padrejtësisht sikur shumë të tjerë në këtë rast. Roger Stone është tani i lirë”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Stone pritej të paraqitej në një burg federal për të vuajtur dënimin që ishte caktuar në muajin shkurt.

Në njoftim thuhet se hetimi për ndërhyrjen ruse kishte ardhur si pasojë e kundërshtarëve politikë dhe mediave, në përpjekje për të dëmtuar presidencën e Trumpit.

Shtëpia e Bardhë tha se për shkak që nuk ekziston asnjë fakt lidhur me këtë, prokurorët nuk mund ta dënojnë Stone për asnjë krim, por e kanë akuzuar për sjelljen e tij gjatë hetimeve.

Gjykimi kundër Stone rrjedh nga hetimi i Këshilltarit Special, Robert Muellerit, i cili ka treguar në detaje për hakimin rus, përpjekjet për propagandë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe kontaktet në mes të fushatës së Trumpit dhe Moskës.

Më 2019, Mueller kishte dorëzuar një raport 448 faqesh përmes të cilit nuk është vërtetuar ndërhyrja ruse në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG